Do të jetë Felix Brych gjyqtar i Liverpool-Roma, gjysmëfinalja e parë e Champions League, e programuar të martën në mbrëmje në “Anfield Road”.
Për gjyqtarin nga Gjermania, që do të marrë pjesën edhe në Kupën e Botës në Rusi, do të jetë prania e dytë në stadiumin e “të kuqve”, pasi në muajin e kaluar gjykoi sfidën ku Liverpooli fitoi 3-0 ndaj City në ndeshjen e parë çerekfinale.
Kurioz është fakti se kjo do të jetë ndeshja e tretë për avokatin që gjykon Liverpool, sepse ai ishte arbitër edhe në sfidën e fazës me grupe në Champions League, ku ekipi i Klopp barazoi 3-3 ndaj Sevilla, edhe pse kryesonte 3-0.
Ai e ka gjykuar vetëm një herë Romën, në barazimin 1-1 ndaj CSKA Moskë, në Rusi, në fazën me grupe të Champions League 2014-2015.
Brych nuk i sjell shumë fat italianëve duke qenë se ishte ai gjyqtari i finales së Cardifit, ku Juventus u mposht nga Real Madrid.
Ndeshja e fundit e ekipeve italiane që ai ka gjykuar ka qenë Juventus-Tottenham 2-2.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...