Antonio Conte u kontaktua nga Barcelona për transferim

21:35 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona raportohet të ketë kontaktuar trajnerin e Chelseas, Antoine Conte, rreth mundësisë për të zëvendësuar Ernesto Valverden në karrigen e nxehtë në Camp Nou.

Gjiganti katalunas thuhet informuar kandidatët e mundshëm si zëvendësues të Valverdes para ndeshjes finale në Kupë të Mbretit të shtunën kundër Sevillas, transmeton portali arbresh.info.Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendoi që e ardhmja e Valverdes si trajner i Barcelonës varej nga rezultati në Wanda Metropolitano, por fitorja 5 me 0 duket se do t’i siguroj atij vazhdimin edhe për një kohë.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, Conte ishte shënjestër dhe mund të jetë ende në konsideratë për njërën nga punët më të mëdha në botën e futbollit pavarësisht të qenurit në prag të shkarkimit nga Chelsea.

Valverde është drejtë titullit të dytë në sezonin e tij të parë te Barcelona, por disfata ndaj Romas në Ligë të Kampionëve ka bërë që pozita e tij të shqyrtohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme