Kryeqyteti pa qendër për informim të turistëve

20:43 | 22 Prill 2018
M. A.

Prishtinës dita ditës po i shtohen turistët. Gazetarja italiane Francesca Masotti ka shkruar ne blogun e saj për vendet që mund t’i vizitoni në Prishtinë, por ajo ka theksuar se ka hasur në vështirësi kur erdhi puna të gjente informacione për vende të ndryshme.

Kioska e informimit për turistët në sheshin e Prishtinës ka mbetur jashtë funksionit.

“Prishtina, dëshira e pa rezistueshme për ta vizituar”. Kështu e ka nisur shkrimin e saj gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti.

Mes vendeve qe i ka përmendur se ia vlen te vizitohen në Prishtinë, ajo ka theksuar edhe një fakt mjaft të dukshëm.

Por turistët hasin në vështirësi të orientimit.

E gjitha kjo për shkak se pikat informuese në Prishtinë janë jashtë funksionit.

Një e tillë është edhe në sheshin Zahir Pajaziti.

E dikush po i konsideron këto kioske si elementët më negative të kryeqytetit.

Kioska e cila qëndron në vendin e njëjtë që nga fundi i vitit 2013, ajo u vije në ndihmë shitësve ambulant.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme