Trupi i pajetë i një burri është gjetur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, në Vlorë.
Policia njofton se viktima eshte identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjec nga Tirana i cili merrej me zhytje.
Njoftimimi i policise:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.
Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në aeroportin ...
Nagavci: Synim, përshtatja e arsimit të lartë me tregun e pu...
Zvicra publikon listën ndaj Serbisë, dy shqiptarë të ftuar
Digjet një fermë dhe disa kafshë shtëpiake në Leposaviq
Ambasadori britanik viziton Gjykatën Supreme – vlerëson lart...
Zhegrova: Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën