Andres Iniesta zbulon këtë javë vendimin për të ardhmen e tij

19:27 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka zbuluar se një vendim për të ardhmen e tij do të bëhet këtë javë – para transferimit të shumëpritur në Super Ligë të Kinës.

Mesfushori 33-vjeçari, i cili ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te klubi në Camp Nou, ka shfaqur një paraqitje mbresëlënëse dhe ka shënuar një gol në fitoren 5 me 0 të së shtunës në finale të Kupës së Mbretit ndaj Sevillas, transmeton portali arbresh.info.

Legjenda e Spanjës ishte pjesë e brohoritjeve të pandalshme nga tifozët gjatë gjithë ndeshjes.

“Do të them çfarë vendimi kemi marrë këtë javë”, tha Iniesta.

“Mendoj se pak është e qartë, por do të shohim”

Iniesta ka luajtur 670 herë për Barcelonën dhe ka fituar 31 trofe, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër Liga të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme