Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, është pritur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ndërsa është takuar edhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi.
Në të dy takimet është biseduar për gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të ngritjes së cilësisë, si dhe për ndihmën që mund të japë Republika e Kosovës në këtë drejtim.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, ministri Bajrami ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit që të ndihmojë në avancimin e standardeve të mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.
“Kemi një konsensus të plotë me ministrin e Arsimit të Malit të Zi që të punojmë së bashku për ruajtjen e standardeve të mësimit shqip, për rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për përmirësimin e kualitetit të teksteve mësimore”.
Ministri e ka informuar kryetarin e Ulqinit edhe për mundësitë që ka ofruar MAShT për studentët shqiptarë të Malit të Zi.
“Asnjë student nga Mali i Zi nuk do të mbetet pa qasje në universitetet e Kosovës. Ofrova mundësinë që përveç studimeve bazike, të kemi studentë edhe në studimet e masterit dhe doktoraturës”.
Ndërsa, kryetari Gjeka ka theksuar nevojën e madhe që kanë shqiptarët në Mal të Zi për përkrahje nga MAShT. Ai e falënderoi ministrin Bajrami që po krijon mundësi për përgatitjen e kuadrove, të cilat janë shumë të nevojshme për shqiptarët.
Edhe në takimin me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, ministri Bajrami tha se Qeveria e Kosovës do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për mësimin shqip në Mal të Zi, sikur që po bën edhe për Luginën e Preshevës./arbresh.info
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...