Google ADS

Arsenal 4:1 West Ham, notat e lojtarëve

16:42 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Arsenali ka arritur të sigurojë tri pikë nga takimi i sotëm (e diele) në Premierë Ligë kundërt West Hamit.

“Topçinjtë” kanë siguruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 pasditen e sotme në Emirates në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Alexandra Lacazette, i cili realizoi dy gola për skuadrën e Arsene Wenger (85′) (89′), së bashku me Aaron Ramseyn që realizoi një gol (82′) dhe krijoi një asistim janë lojtarët me notën më të lartë të ndeshjes.Dyshja e gjigantit anglez janë vlerësuar me notën 9.0 për paraqitjen solide ndaj skuadrës së David Moyes.

Granit Xhaka është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (8.1), ndërsa Shkodran Mustafi është vlerësuar me notë mesatare (6.7).

Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i West Hamit, Declan Rice (5.6)./arbresh.info/

Arsenal 4:1 West Ham, notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme