Google ADS

Arsenali i kthehet fitoreve, mposhtë West Hamin

16:26 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Pas një barazimi dhe një humbje, “Topçinjtë” kanë arritur t’i rikthehen sot (e diele) fitoreve.

Arsenali ka mposhtur me rezultat 3 me 1 rivalin e xhiros së 35-të në Premierë Ligë në takimin e zhvilluar si nikoqir në Emirates pasditen e sotme, shkruan portali arbresh.info.

Goli i epërsisë i shënuar nga Nacho Monreal pas asistimit nga Granit Xhaka u mohua nga Marko Arnautovic që barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 64′.

Por, skuadra e Arsene Wenger arriti të shënojë sërish në portën e portierit Joe Hart.
Aaron Ramsey riktheu në epërsi “Topçinjtë” duke realizuar për 2 me 1 në minutën e 82′, por vetëm tre minuta më vonë ata thelluan epërsinë duke shënuar sërish.

Alexandre Lacazette realizoi fillimisht për 3 me 1 në minutën e 85′ pas asistimit nga Aubameyang, ndërsa në minutën e fundit të takimit realizoi edhe golin e dytë personal për 4 me 1.

Arsenali vazhdon qëndrimin në pozitën e gjashtë të tabelës me 57 pikë, gjashtë më pak se Chelsea një pozitë më lartë, ndërsa West Ham United qëndron në pozitën e 15 me gjashtë pikë larg nga zona e dëbimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme