Një operacion i përbashkët ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve çoi në sekuestrimin e një gomoneje me me rreth 1 ton kanabis. Sipas burimeve zyrtare të policisë është arrestuar skafisti, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve të Policisë shqiptare, Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhës kundër trafikimit të narkotikëve.
Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.
Trafikantët gjatë ndjekjes me helikopterë të Frontex dhe mjete detare, e hodhën drogën në det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.
Afër brigjeve italiane skafistët u perpoqën të largoheshin dhe u hodhën në det.
Forcat italiane kanë arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plotë të rastit.
Për shkak të sekretit hetimor, policia nuk ka publikuar të tjera informacione.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...