Mësimdhënësit në shkollat fillore në komunën e Vushtrrisë nga 1 maji do të informojnë prindërit përmes e-mail-it për suksesin e fëmijëve të tyre.
Drejtori për Arsim i Komunës së Vushtrrisë, Afrim Namani, ka njoftuar se prindërit do të njoftohen një herë në muaj për të arriturat, sjelljet e fëmijëve dhe planin mësimor.
Ndërsa kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri u ka bërë thirrje prindërve për bashkëpunim me mësuesin dhe shkollën.
“Kjo qasje e re kërkon domosdoshmërisht bashkëpunimin e prindërve, prandaj të dashur prindër, ju që dëshironi të pranoni informacion të rregullt lidhur me suksesin e fëmiut tuaj në shkollë, bashkëpunoni me mësuesin/en dhe shkollën. Po ashtu, njoftoni rregullisht edhe DKA për cilëndo brengë lidhur me fëmiun tuaj dhe shkollën” ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas Tahirit, kjo qasje e re në shkollat e Vushtrrisë ka qenë një nga premtimet elektorale që tani po gjen zbatim.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë