Shi dhe rrufe, moti për javën e ardhshme

15:37 | 22 Prill 2018
V. S.

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të ketë reshje të shiut, dhe rrufe lokale,  kështu behet e ditur përmes një njoftimi për media instituti Hidrometeorologjik .

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Gjatë ditëve në vijim këto masa të ajrit me presion të lartë do të ulen duke lëvizur rreth vlerave të normales. Temperaturat do të jenë për 2-3 gradë mbi vlerat e mesatareve. Si pasoj e temperaturave të larta dhe erërave që po fryjnë në pjesën perendimore dhe jugperindimore të kontinentit, kah mesi i javës ka mundësi të larta që në shum pjesë të Kosovës të paraqitet pluhuri Afrikan, i cili me vete, përpos reshjeve të shiut dhe rrufeve lokale, do të bartë edhe grimca të pluhurit, fenomene të zakonshme gjatë viteve të fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lart kështu që nga ora 10-16 mundësisht të jemi më pak në kontakt me rrezet direkte të diellit (kuptohet ky regjim nuk vlen në ditët kur qielli është i mbuluar me re)”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por që dominues parashihet të jetë drejtimi i jugperendimit dhe shpejtësia e saj do të arrij deri 9m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme