Ministri i Jashtëm iranian, i cili është në SHBA për të marrë pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara, ka dhënë një intervistë për televizionin CBS më 22 prill.
“Ne kemi një numër të opsioneve për vetën tonë dhe ato opsione janë të gatshme, përfshirë edhe opsionet që do të përfshinin rinisjen në shpejtësi të madhe të aktiviteteve tona bërthamore”, ka thënë Zarif.
Megjithatë, Zarif, në një deklarim para gazetarëve më 21 prill, ishte shprehur se Irani nuk po kërkon që të krijojë bombë bërthamore.
Por, ai tha se përgjigja “e mundshme” e Teheranit nëse SHBA-ja heq dorë nga marrëveshja, është që të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar – një përbërës kyç në prodhimin e armëve bërthamore.
“Amerika kurrë nuk është dashur të frikësohet se Irani do të prodhojë bombë bërthamore, por ne do të vazhdojmë fuqishëm në pasurimin tonë bërthamor”, ka theksuar ai ai.
Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
Presidenti Trump ka thënë se Irani po shkel “shpirtin” e marrëveshjes bërthamore, duke vazhduar testet e raketave balisitike, duke sponsorizuar militantët në rajon dhe duke mbështetur Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Marrëveshja bërthamore i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Trump u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i “përmirësojnë”, ato që ai i quan “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes, duke thënë se kufizime të reja duhet të vendosen ndaj programin bërthamor të Teheranit.
Presidenti amerikan ka vendosur 12 majin, si afat të fundit për të përmirësuar marrëveshjen.
Fuqitë e tjera që kanë nënshkruar këtë marrëveshje – Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia – i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të vazhdojë të qëndrojë në këtë pakt, duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.
Një zyrtar i administratës amerikane, u ka thënë gazetarëve se Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, do të bisedojnë për paktin bërthamor, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë më 23 prill. /REL
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person