Haradinaj: Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë

12:21 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Tokës shërben për të ngritur vetëdijen e përgjithshme që të mbrohet mjedisi.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se është koha që të angazhohen të gjithë për mjedisin e shëndoshë, shkruan Arbresh.info.

Statusi i tij i plotë:

Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës. Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme