Me fundin e epokës së Arsene Wengerit te Arsenali dhe rezultateve të dobëta këtë sezon të Antonio Contes me Chelsean, raportohet se këto dyja ekipet janë në kërkim të një trajneri.
Klubet londineze janë duke kërkuar për strateg të ri dhe në radhët të parë është spanjolli, Luis Enrique.
Gazeta e përditshme britanike “The Mirror” raporton se tashmë te dyja skuadrat e kontaktuar ish-trajnerin e Barcelonës.
Spanjolli thuhet se është i vendosur që të drejtor një skuadër angleze, por asturiani nuk e di se në cilin stol të ulet – The Emirates apo Stamford Bridge.
Wenger tashmë ka konfirmuar se do të largohet pas 22 vjetësh qëndrimi në klubin londinez, ku fitoi tre trofe të Ligës Premier.
Italiani këtë vit me The Blues duket se do të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe kjo do t’i kushtojë me shkarkim në fund të sezonit.
Ndryshe, Enrique në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e tilla, si Espanyol dhe Roma.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...