Nesër tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.
Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia.
Sipas njoftimit, performancat do të nisin në orën 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën ‘Garibaldi’, përbri Hotel Grandit, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën ‘Agim Ramadani’, para Hotel Siriusit, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’,para New Born, në vendkalim të këmbësoreve.
I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact.
“Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë”, thuhet në njoftim.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi