Google ADS

Kalaja e Novobërdës apo “Londra shqiptare”

09:50 | 22 Prill 2018
V. S.

E quajnë edhe “Londra shqiptare”, është kjo kalaja e Novobërdës në brendësinë e të cilës gjendet mesjeta, e skalitur në gurët e kishave, xhamive dhe në muret e kalave.

Nga gjetjet arkeologjike dhe dokumentet, ky vendbanim daton të jetë ndërtuar në shekullin XIV. Gojëdhënat për këto treva e tregojnë lashtësinë e qytetërimit dhe jetës në këto anë. Emrin  “Londra shqiptare” e  ka marrë nga gojëdhënat të cilat mbështetur në tregimet brez pas brezi, ku thuhet së ky vende ka qenëqyteti i dytë pas Londrës, për atë edhe ka marrë emrin.

Sapo të ngjitesh në territorin e Kalasë dhe të futesh në brendësinë e saj, e kupton arsyen pse është ndërtuar pikërisht në këtë kodër.

Gjurmë perandorish mund të gjesh edhe në kala. Kryqi i gdhendur në muret e kalasë, është kryqi me brinjë të mprehtë, të cilin e mbanin në flamuj gjatë luftimeve, Perandoria Bizantine.

Të gjithë ata të cilët vinë ta vizitojnë këtë kala, brenda saj do të mund të shohin një histori të tërë të një kohe të lashtë, e madhe prej 5 ari dhe gjashtë kullave të saj, thotë ciceroni në këtë kala Fitim Bunjaku .

Ekspedita  për vizitorët nuk mbaron mekaq. Brenda saj ata do të mund ta shohin njëbanjë me avull e stilit romak e cila ka qenë dhe e cila nuk është ditur seekziston derisa Instituti Arkeologjik i Kosovës ka filluar gërmimet.

E përreth saj Bunjaku tregon se gjenden edhe Katedralja e asaj përudhe, xhamia e deri të tyrbja e shekullit 16-të, janë vetëm disa nga monumentet të cilat janë pjesë e kësaj hapësire.

Ndonëse për të restauruar këtë kala punimet kanë nisur që nga vitit 2015, ndërtimi i saj ka mbetur në gjysmë. Fitimi thotë se nuk i di arsyet, pasi qëpunimet për hulumtimet e kësaj kalaje ku është një qytet i tërëështë duke u ndërtuar me financim nga UNESCO dhe Komisioni Evropian.

Gërmimet për të gjetur qytetin e vjetër nuk ndalen me kaq. Tash e dy vite është duke punuar edhe pjesa e ulët e qytetit të lashtë, në tëcilën deri tani janë zbuluar  pesërezervarë të ujit.

Madje Bunjaku, thotë se  gërmimet nuk do të ndalen, pasi që ka shumë surpriza dhe nuk dihen se çka tjetër mund të dalë në ketë hapësirë.

E të gjithë vizitorët tëcilët do të vinë në këtë pjesë do të kenë njëamfiteatër i cili është duke u ndërtuar nëmënyrë që të interesuarit para se ta vizitojnëkalanë të marrin informata shtesë.

Sipas ciceronit,interesimi për vizitë rritet mepromovimin e kalasë, gjë që ende nuk është duke u bërë edhe shumë, pasi që nuk është kryer i tërëndërtimi i saj.

Ai ka një lutje që ky projekt të përfundohet nëmënyrë që të ngitet interesimi i vizitorëve qoftë vendorë, por edhe ndërkombëtarë.

Për momentin kjo kala nuk është vazhdimisht e hapur për vizitorë./V.Selimi/Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme