DJ i me famë botërore, Tim Bergling, i njohur si Avicii, është gjetur i vdekur të premtën në Oman.
Sipas policisë, është vedosur që trupi i tij të kthehet në Suedi, këtë javë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Një burim policor i Omanit, tha se nuk ka dyshim penal në vdekjen e muzikantit, andaj trupi do të dërgohet në vendlindjen e tij.
“kemi konfirmuar absolutisht se nuk ka dyshim penal për vdekje”, ka thënë burimi brenda policisë.
Mijëra njerëz ishin mbledhur në Stokholm, në nderë të DJ, ndërsa video dhe foto të tyre janë shpërndarë në rrjete sociale, ku fansat e tij këndonin dhe kërcenin me hitet më të mëdha të Dj.
Ai më parë ka qenë i hospitalizuar dy herë për çështjen e pirjes së alkoolit.
Vëllai i Aviciit, David Bergling, thuhet se ka udhëtuar në Muscat për të zbuluar më shumë për vdekjen e vëllait të tij.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister