Marrëdhëniet në mes Greqisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të këqija.
Vendet fqinje kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën disa herë në shekullin e 20-të dhe në vitin 1996 ishin afër një konflikti mbi ishujt grekë Imia, megjithatë katastrofa u shmang falë ndërhyrjes së SHBA-ve.
Aleatët e NATO-s tani janë përsëri në prag të luftës. Të kërcënuara nga populistët në të dyja anët, kësaj rradhe Uashingtoni nuk gjendet “si shpëtimtar”.
Të hënën, një konfrontim grek-turk filloi kujtimet e vjetra. Kryeministri turk Binali Yildirim, gjatë një ngjarjeje në Ankara, pretendoi se roja bregdetare turke kishte hequr një flamur grek nga një ishull pranë ishullit të Fournoit, pasi u vendos atje më parë nga tre grekë. Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helenike u përgjigj se asnjë anije turke nuk ishte parë në zonë gjatë 48 orëve të fundit; kryetari i bashkisë së Fournoit vizitoi ishullin dhe raportoi se flamuri grek ishte ende atje.
Megjithatë, Greqia ishte e detyruar t’i përgjigjet pretendimeve të Yildirimit me seriozitet të madh. Incidenti i të hënës vjen pas një aksidenti tragjik gjatë javës së kaluar,ku një pilot grek u vra pasi avioni i tij u rrëzua, ndërkohë që u kthye në bazën nga një mision për të kapur luftëtarët turq rreth 10 milje në veri të ishullit të Skyros. Ky nuk është incident i izoluar, sepse avionët turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke për më shumë se 30 herë gjatë muajit prill.
Përderisa Yildirim dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bënë lëvizje të shpejtë diplomatike për të dërguar ngushëllimet kryeministrit grek Alexis Tsipras, opinion publik fajëson Turqinë për vdekjen e pilotit 34-vjeçar. Arrestimi i dy ushtarëve grekë në Turqi, që mund të akuzohen për spiunazh, ka ngjallur zemërim të madh mes grekëve.
Ndërkohë, ishujt e përfshirë në mosmarrëveshjen e kësaj jave, të quajtur Anthropofagos (greqisht për “kanibal”), është pjesa për të cilën Turqia pretendon se janë “zona të huaja”, fusha që janë të juridiksionit të diskutueshëm në Detin Egje. Greqia, nga ana tjetër, nuk njeh “zona të huaja”, në përputhje me Traktatin e Lozanës dhe të drejtën ndërkombëtare.
Erdogan ka përsëritur qëndrimin e Turqisë gjatë vizitës së tij në Athinë në vitin e kaluar. Ai pretendoi se Traktati i Lozanës duhet të rishqyrtohet, duke evokuar pakicën turke të Thrakës, një rajon të Greqisë veriore, si justifikim.
Edhe në mes të klime të rrezikshme, të dy palën ngjajnë që po kënaqen me retorikën e pamatur.
Në Turqi, Erdogan dhe partia e tij po hyjnë në një retorike gjithnjë e më agresive ndaj Greiqsë dhe partia më e madhe e opozitës kryesohet nga Kemal Kilicdaroglu, një njeri që pretendon se Turqia duhet të kërkojë 18 ishujt turq të okupuar aktualisht nga Greqia.
Sjellja e Turqisë ka siguruar ndoshta pikën e vetme të marrëveshjes mes qeverisë greke dhe opozitës, duke nënkuptuar se Erdogan po sillet si një “sultan”.
Giorgos Koumoutsakos, i qendrës së djathtë Demokracia e Re, ministër në hije i çështjeve ndërkombëtare ka deklaruar se Turqia është “një vend i sundimit autoritar që prodhon paqëndrueshmëri dhe tensione në rajon”.
Problemi i Tsipras me Turqinë ka krijuar “partneritet” me partinë Grekët e Pavarur, udhëheqësi i së cilës, Panos Kammenos, është gjithashtu ministër i mbrojtjes kombëtare.
Partneriteti mes Syriza dhe Grekëve të Pavarur ka qenë gjithmonë i çuditshëm, por tani gjërat janë duke u lehtsuar. E vetmja gjë që të dy palët kanë pasur të përbashkët ka qenë kundërshtimi ndaj masave shtrënguese.
Kur Syriza, që ka rrënjët e majta radikale, Kammenos ishte ministër i krahut nacionalist dhe populist të Demokracisë së Re, përpara se të thyente dhe të formonte partinë e tij në 2012. Kammenosi tani pretendohet se ka lidhje me Presidentin e SHBA Donald Trump nëpërmjet ish- këshilltarin George Papadopoulos, dhe presidentit rus Vladimir Putin përmes biznesmenit greko-rus dhe ish-deputetit rus Ivan Savvidis.
Ndërsa ai ka ndihmuar Tsiprasin me lidhjet e tij dhe njohjen e funksioneve të shtetit grek (dhe veçanërisht pjesët e asaj që ne do ta quajmë “shteti i thellë”), ai ka qenë një dhimbje koke e vazhdueshme në politikën e jashtme.
Kammenos dhe partia e tij në mënyrë të përsëritur e kanë vënë Tsipras në një pozitë të vështirë duke bërë deklarata luftarake dhe agresive ndaj Turqisë, ose thjesht duke shkaktuar huti për politikën e qeverisë.
Kammenos, si ministër i mbrojtjes, ka tallur vazhdimisht turqit, duke bërë deklarata përgjatë vijave të “le të vijnë dhe të marrin atë”.
Zëvendës i Kammenos në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, majtist Fotis Kouvelis, tha të hënën se Greqia është duke e gjetur veten në një “luftë të padeklaruar në Egje”. Dhe zëvendëskryetari i Parlamentit Grek, një anëtar i Greqisë së Pavarur, arriti të kundërshtojë veten brenda 10 ditëve duke thënë se Greqia është “shumë e ashpër ndaj Erdoganit” dhe se “ne nuk do t’i lejojmë ata të shkojnë të pakontestueshëm”.
Probleme të tilla nuk kufizohen vetëm në Turqi; Kammenos ka qenë gjithashtu një problem për Tsipras në negociatat mbi emrin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ku ai u bashkua me protestuesit grekë dhe kundër partnerit të tij të koalicionit, duke kërkuar që emri i vendit fqinj të mos përfshijë termin ” Maqedoni “, pavarësisht faktit që është përdorur gjatë. Në fund të fundit, Kammenos u detyrua të tërhiqej dhe “të pajtohej për mos pajtim ” me Tsipras.
Megjithatë, për të gjitha tejkalimet e Kammenos, problemi i vërtetë në Egje është strategja e provokimit të Turqisë, një strategji që i parapriu Erdogani dhe ka shumë të ngjarë të vazhdojë edhe pasi ai të jetë zhdukur.
Erdogan e ka përforcuar këtë strategji gjatë muajve të fundit, duke vendosur të marrë përgjegjësinë për frenimin e krizës së refugjatëve.
Në opinion publik grek ekziston një frikë shumë e madhe se vendi është duke ecur somnambul drejt një konflikti të padëshiruar. Gjendja është gjithmonë prezente në faqet e para të shtypit dhe vërejtjet insinuante nga politikanët në të gjithë spektrin.
NATO duket se nuk dëshiron të përfshihet në luftën e fjalëve dhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se kjo nuk është “një çështje për NATO” është indikative.
Por do të ishte jashtëzakonisht e pakujdesshme të mendosh se sjellja e Turqisë në Egje do të ndryshojë.
Sigurisht që as në të kaluarën dhe as në të tashmën ëndërrat neo-osmane të Erdoganit të “zhduken”. Kjo ëndërr do të marrë një trajtim të kujdesshëm të situatës nga të gjitha palët me qëllim të parandalimit të eksalimit. Por gjithashtu duhet të kuptojmë mundësinë që përfundimisht konfrontimi mund të jetë i pashmangshëm./ Foreing Policy/Përktheu: arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...