Andres Iniesta largohet si mbret

23:51 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona fitoi mbrëmjen e sotme (e shtunë) trofeun e tyre të parë sezonal.

Gjiganti katalunas demoloi Sevillan në finale të Kupës së Mbretit duke fituar me rezultat të thellë 5 me 0 për të siguruar sërish titullin e kampionit, shkruan portali arbresh.info.
Mjeshtri i mesfushës u duartrokit nga të gjitha katër këndet e stadiumit Wanda Metropolitano derisa po largohej nga fusha për të shkuar në bankinë.

Kapiteni i skuadrës shpërtheu në lot derisa po shikonte minutat e mbetur të ndeshjes.
Ndryshe, ky ishte trofeu i gjashtë i tij në Kupë të Mbretit si një futbollit i Barcelonës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme