Derisa thuajse gjithçka është duke u konektuar me internet këto ditë, hulumtuesit e sigurisë kanë vërtetuar që pajisjet GPS që lidhjen me rrjetin satelitor të Globalstar kanë një dobësi. Bazuar në hulumtuesin Colby Moore nga Synack Inc, i cili do prezantojë hulumtimet e tij javën e ardhshme në konferencën ‘BlackHat’, transmetimet brenda këtij sistemi nuk janë të koduara, shkruan arbresh.info.
Kjo do të thotë që hakerët mund të ndërhyjnë ndërmjet dërguesit dhe marrësit në raste p.sh kur janë duke gjetur të mbijetuarit nga një fatkeqësi natyrore. Përveç kësaj, Moore deklaron që kjo dobësi është si pasojë e arkitekturës së sistemit që thuajse është e pamundur për rregullim.
Miliona pajisje tashmë përdorin sistemin Globalstar, përfshirë qytetarët dhe korporatat madhështore, që sipas hulumtuesit Moore, edhe përdoruesit e sistemeve tjera private satelitore për GPS, si Iridiumi apo Inmarsat, janë njësojë të rrezikuar./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...