Nëse për lidhjet e mëparshme të juaja i parafrazoni me shprehjen “dua të jemi miq” atëherë nuk jeni duke dhënë një shenjë të mirë.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Personaliteti dhe Dallimet Individuale, qëndrimi si miq me exat nuk është shenjë e pjekurisë siç mund ta keni menduar, por një shenjë e mundshme e diçkaje shumë më të errët, transmeton portali arbresh.info
Dëshmitë nga studimi sugjerojnë se kjo sjellje në të vërtetë mund të jetë një shenjë e tendecave psikopatike.
Studimi i cili krye nga studiuesit në Universitetin e Oakland ka analizuar tiparet e 861 subjekteve dhe historitë e tyre të dashurisë.
Subjekteve u bënë pyetje rreth marrëdhënieve të tyre të tanishme, si dhe nëse ata ishin miq me ish, pastaj i jepet një pyetësor për të përcaktuar cilësitë narcisistike dhe psikopatike.
Sipas rezultateve të studimit, ata që shfaqën tipare të personalitetit të errët, të ngjashme me ato të gjetura në psikopate, raportuan se kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me ish të dashurit, për disa arsye shqetësuese.
Sipas shkencëtarëve psikopatët kanë më shumë gjasa të qëndrojnë miq me ish të partnerët, sepse në këtë formë mund të përfitojnë në qasje të tilla si seksi, paratë dhe informacionet.
Përderisa psikopatët njihen për atësitë e tyre mashtruese, ata shumë lehtë mund t’ia dalin që të vazhdojë një marrëdhënie strategjike me kohë të gjatë edhe pasi ajo ka përfunduar./arbresh.info/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...