Mourinho: Manchester United ishte solid

21:40 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores së “Djajve të Kuq” me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinale kundër Tottenhamit në kuadër të Kupës FA.

United është dashur të rikthehet pas golit të epërsisë që shënoi Dele Ali për “Spursët” në fillim të ndeshjes, por lojtarët e vënë në detyrë nga Mourinho u përgjigjen dhe Alexis Sanchez së bashku Ander Herrean gjetën portën duke i siguruar atyre një vend në finale, transmeton portali arbresh.info.

“Lojtarët ishin shumë të mirë dhe kur ata janë të gjithë mirë, skuadra është solide dhe ne mund të luajmë kundër çfarëdo skuadre, përfshirë “Spursët”, që janë njëri nga top skuadrat në Evropë”, ka thënë Mourinho.

“Ishte një arritje madhështore për t’i mposhtur ata në stadiumin e tyre”

Mourinho kishte fituar vetëm një herë Kupën FA në karrierën e tij dhe atë e bëri gjatë sezonit 2006/07 te Chelsea./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme