Google ADS

Liga franceze me deklaratë për të ardhmen e Neymar

21:16 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Superylli i Paris Saint Germain, Neymar nuk posedon ndonjë klauzolë të blerjes në kontratën e tij.

Federata e Futbollit të Francës (LFP) ka lëshuar një deklaratë duke hedhur poshtë pretendimet që braziliani mund të jetë në dispozicion për një tarifë mbi 263 milionë funta gjatë verës falë marrëveshjes së tij me PSG-në, transmeton portali arbresh.info.

Neymar besohet të jetë shënjestër e Real Madridit vetëm një vit pas transferimit në Francë nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro.

26-vjeçari thuhet të jetë i pakënaqur në Paris pas dështimit për tu përshtatur me jetën nën udhëheqjen e Unai Emery.
Neymar ishte transferuar me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar PSG-së që të fitoj Ligën e Kampionëve. Por, lojtari pësoi një lëndim serioz në fillim të këtij viti dhe përfundoi duke e shikuar nga jashtë PSG-në derisa po eliminohej nga Real Madridi në Evropë.

Megjithatë, rikthim në Spanjë mund të mos ndodhë pasi nuk ekziston ndonjë klauzolë e blerjes te PSG që nuk është aspak në presion për shitjen e tij.

“LFP dëshiron t’ua qartësoj nenin 202 në librin e saj të rregullave”, shkruan fillimisht federata franceze. “Klubeve nuk iu lejohet të nënshkruajnë kontrata që përmbajnë klauzola të blerjes që e mundësojnë një marrëveshje mes dy palëve të ndërpritet në mënyrë të njëanshme”

“Prandaj, duke marrë parasysh këtë rregull, kontrata e Neymarit nuk është në gjendje të përmbaj një klauzolë të tillë. Nuk ka një klauzolë të tillë në kontratën e lojtarit, e cila aprovohet nga komiteti i LFP-së”

Braziliani vazhdon qëndrimin jashtë linjave por synon të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme