BE thotë se masa e Koresë së Veriut duhet të çojë në çarmatimin bërthamor

20:18 | 21 Prill 2018
Trina Galanxhi

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini e ka përshëndetur vendimin e Koresë Veriore për ndërprerjen e testeve të raketave ndërkontinentale dhe për të mbyllur vendin ku kryehen testet bërthamore.

Federica Mogherini e ka quajtur shpalljen e Phenianit “një hap pozitiv dhe të kërkuar gjatë”, transmeton portali arbresh.info

“Megjithatë, kjo duhet të dërgojë në çarmatim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm”, shtoi ajo.

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un gjatë një konferece të partisë ka njoftuar se vendi i tij do të “ndërpret testin bërthamor dhe provën e raketave balistike ndërkontinenale që nga 21 prilli”.

Gjatë javës së ardhshme, Kim Jong-un pritet të takohet me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in, ndërsa gjatë muajit maj pritet të ndodhë takimi historik mes Kim Jong-un me Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme