Disa qindra neonazistë janë mbledhur në Gjermaninë Lindore për një festival roku të krahut të djathtë që filloi të premten, në ditëlindjen e Adolf Hitlerit, ndërsa shumë banorë vendës morën një qëndrim kundër tyre duke marrë pjesë në një festival për paqe.
Festivali i së djathtës ekstreme “Schild und Schwert” (“Mburoja dhe Shpata”) po mbahet në qytetin kufitar polak të Ostritz nga 20 prilli deri më 21 prill. Hitleri u lind në Austri më 20 prill 1889, transmeton portali arbresh.info.
Mallra të ndryshme të së djathtës ekstreme, duke përfshirë maica me sloganin “E dua HTLR” ishin në shitje për këtë ngjarje, sikurse edhe lodra të ndryshme.
Policia ishte në vendin e ngjarjes, duke kryer kontrolle nëpër rrugët pranë festivalit dhe stacionit të trenit. Ata thanë se kishin arrestuar një 31-vjeçar që kishte bërë përshëndetjen e ndaluar “Heil Hitler”./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës