Diego Simeone ka konfirmuar se Diego Costa do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Evropa Ligë kundër Arsenalit.
Sulmuesi i Atletico Madridit qëndroi jashtë linjave që nga fitorja 1 me 0 në çerekfinale kundër Sporting Lisbonit ku pësoi lëndimit në kofshë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
“Doktorët do na informojnë ne, por mendoj se është e pamundur për të që të jetë i gatshëm në ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Simeone.
“Ai do të jetë sigurt në ndeshjen kthyese, por unë mendoj se nuk ka shanse të jetë i gatshëm për takimin e parë”
Skuadra e Simeones nesër do të përballet me Real Betisin në La Liga para ndeshjes kundër Arsenalit./arbresh.info/
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu
Ministri i Luksemburgut falënderon krerët e shtetit për prit...