Në fshatin Baballoq të Deçanit është shënuar sot 20 vjetori i fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Dukagjinit.
Në këtë ditë të shënuar jo vetëm për Baballoqin, por për tërë Dukagjinin, janë përkujtuar edhe të rënët e këtij fshatit.
Në këtë manifestim jubilar dhe të lavdisë së luftës në Baballoq kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga i gjithë vendi.
I pranishëm ka qenë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj dhe Teuta Haxhiu, kolonel Avdyl Mushkolaj, zyrtarë komunalë, etj.
Po ashtu sot janë përuruar edhe punimet në rregullimin e kompleksit të dëshmorëve në Baballoq.
Ky fshat për lirinë e Kosovës i ka dhënë 12 dëshmorë të kombit. /Lajmi.net/
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi