Google ADS

Ronela Hajati skena të ‘nxehta’ në këngën e re

15:54 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Ronela Hajati ka kohë që ka paralajmëruar këngën e re e cila shumë shpejt pritet të publikohet.

Projekti i saj i ri që titullohet “Maje n’men” tashmë është finalizuar me videoklip prej të cilit Ronela ka filluar të publikojë imazhe, shkruan arbresh.info.

Ndërsa përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja nga Shqipëria ka treguar që në videoklip do të ketë të përfshira edhe skena të nxehta.

Ronela ka publikuar një imazh ku shihet e përqafuar dhe shumë e afërt me modelin mashkull në klip.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit i cili erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka ‘Diamanta’ pati mjaft sukses dhe deri tani numëron mbi 4 milionë klikime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme