Trupat izraelite vranë dy palestinezë dhe plagosën 12 vetë në trazirat e reja në kufirin Gazë-Izrael.
Disa palestinezë kishin marrë prerës të telave për të hequr gardhin kufitar, transmeton portali arbresh.info. Ndërsa turma rritej, ushtarët izraelitë paralajmëruan me altoparlant në gjuhën arabe për individët që u afroheshin gardhit.
Përkundër paralajmërimeve, dy palestinezë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga zjarri i armëve izraelite, njofton ministri palestinez i shëndetësisë.
Ky rast çon shifrën e të vrarëve në 33 vetëm këto javë të fundit. Qindra të tjerë janë plagosur nga snajperët izraelitë.
Larg nga kufiri, aktorja izraelito-amerikane Natalie Portman njoftoi se nuk do të ndiqte një ceremoni në Izrael për të pranuar një çmim prej një milion dollarëve për shkak të ngjarjeve “shqetësuese” në vend.
Protestat janë organizuar çdo të premte në muajin e kaluar për të shtyrë kërkesat për refugjatët palestinezë për të rifituar shtëpitë e tyre në pjesën që është tani Izraeli. Ato pritet të kulmojnë më 15 maj./Arbresh.info/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët