Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën me vonesën në emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
Sipas tij në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Presidenti, në mesin kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, ka edhe:
– Garantimin e funksionimit kushtetuese të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë; dhe
– Emërimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ është institucion i pavarur kushtetuese. Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të tjerë, tashmë iu ka përfunduar mandati. Presidenti ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj.
Duke qenë se asnjëri prej anëtarëve të KQZ-së nuk ka mandat, ky institucion nuk është funksional.
Kësisoj, duke mos ushtruar kompetencat e tij (të emërimit të Kryetarit të KQZ-së), Presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ka penguar funksionimin kushtetues të KQZ-së.
Në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...