Patrick Vieira ka përjashtuar veten nga gara për emërim te posti i menaxherit të Arsenalit.
Patrick Vieira ndihet “krenar” që përmendet si kandidat për zëvendësues të Arsene Wenger në postin e menaxherit të Arsenalit.
Por, ai ka insistuar se është i “lumtur” në New York.
Wenger ka konfirmuar largimin nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.
Megjithatë, Vieira ka përjashtuar veten nga gara për emërim te “Gunners”.
“Kam kaluar 9 vite në Arsenal dhe e gjithë bota e di se është një klub shumë special për mua.
Por, kjo nuk mjafton për ta udhëhequr ekipin”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.
“Ndihem krenar që përmendem si kandidat. Është mirë për egon time. Por, jam shumë i lumtur në New York. Do të shohim se çfarë ndodhë në vitet e ardhshme”, theksoi Vieira.
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së
Begaj uron Trumpin: Shqipëria vlerëson miqësinë me SHBA-të
Arrestohet një person në Ranoc të Klinës, iu gjet në veturë ...
Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin B...