Google ADS

Pas takimit në UEFA, Fassone i Milanit: Shpresojmë në sanksione të lehta!

12:57 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Pasi i ka prezantuar UEFA-s “dosjen Milan” për arritjen e një pakti të rakorduar, administratori i deleguar i kuqezinjve, Marco Fassone ka shpjeguar gjithçka ndodhi në takimin e Nionit, në Zvicër.

“Kjo është hera e tretë që takohemi me këtë komision, – ka thënë ai. – I kemi dhënë një argumentim mbi atë sesi ka shkuar ky sezon në nivel ekonomik. Një e dhënë e bukur, do ta konsideroja unë, duke parë se në aspektin ekonomiko-financiar, gjërat kanë shkuar më mirë nga parashikimet që kishin pasur ata, duke konfirmuar kështu vëmendjen maksimale që i kemi kushtuar parametrave ekonomiko-financiarë”, shprehet Fassone.

Sipas tij, UEFA-s i është prezantuar plani i viteve të ardhshme dhe sesi Milani do të mund të respektojë rregullat e “Fair Play”-t financiar, raporton Tch.

“Patëm një diskutim të gjatë me ta. Tashmë ata njohin gjithçka, rresht më rresht, e ndoshta edhe më mirë sesa unë. Jemi larguar me respekt reciprok dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që ata të trokasin te ne me propozime për vlefshmërinë e planit tonë”, shtoi më tej administratori i deleguar kuqezi.

Por, kur do të njihet Milani me vendimin dhe sanksionet e mundshme?

“Gjatë menaxhimit të mëparshëm është provuar se Milani nuk i ka respektuar parametrat e ‘Fair Play’-t financiar, – ka pranuar Fassone. – Milani është nën hetim sepse gjatë sezoneve 2014-15, 2015-16 dhe 2016-17 nuk ka respektuar parametrat e famshëm të rentabilitetit, përndryshe nuk do të ishim këtu. Sigurisht që ka të ngjarë që në propozimin për paktin e rakorduar të ketë edhe sanksione. Megjithatë, ne shpresojmë që ato të jenë të përmbajtura, e që komisioni të marrë parasysh se ka ndodhur një ndryshim pronësie, e që ne po bëjmë gjithçka për të qenë në respektim të plotë të rregullave. Por edhe se krahët tanë nuk janë aq të hapura për të pritur gjithçka. Gjithsesi, është thuajse e paevitueshme që të kemi ndonjë sanksion”, tha administratori i Milanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme