Dhjetë persona janë vrarë në Nikaragua në tre ditë të përleshjeve mes policisë dhe kundërshtarëve të sistemit të pensioneve, thonë zyrtarët.
Zëvendës presidentja Rosario Murillo fajësoi për dhunën “vampirët”, por tha që qeveria është e hapur për dialog, transmeton portali arbresh.info.
Është vala më vdekjeprurëse e trazirave në Nikaragua, qëkur presidenti Daniel Ortega mori pushtetin më 2007.
Së fundmi është miratuar ligji për rritje të kontributeve pensionale për punonjës dhe punëdhënës dhe ka zvogëluar benefitet e përgjithshme.
Dhuna nisi të mërkurën, kur pensionistët dolën në rrugë në kryeqytetin Managua. Të nesërmen atyre iu bashkuan mijëra studentë e punëtorë.
Të paktën 100 persona janë plagosur. Të vdekurit përfshijnë dy protestues dhe një polic, të cilët u vranë në Managua të premten, pasi demonstratat u kthyen të dhunë./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...