Pavarësisht se LDK vazhdimisht po paralajmëron zgjedhje të parakohshme, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje këtë vit.
Përkundrazi sipas tij, vendi duhet t’i përmbyllë shumë çështje të mëdha gjatë këtij viti, probleme këto që sipas tij tashmë kanë mbetur pa zgjidhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Roli i opozitës është të kërkojë zgjedhje, jo vetëm në Kosovë, por kudo qoftë. Është komplet legjitime dhe pjesë e angazhimit të opozitës. Këtë vit unë nuk besoj që do të ketë zgjedhje dhe nuk do të ishte e mirë që të ketë zgjedhje. Kosova ka çështje të tjera për të zgjidhur, jo për të shkuar në zgjedhje”, ka deklaruar ai.
I pyetur nga gazeta nëse PDK do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK (ku do të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme), Reçica ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë, porse ka bërë të ditur se PDK është pro tryezave për të gjetur zgjidhje për çështje të ndryshme.
“Nuk kam marrë ende ftesë, nuk jam në dijeni, por sapo ta marrim ftesën do ta kemi qëndrimin tonë. Përndryshe, kudo që dialogohet për të gjetur zgjidhje më adekuate për çështjet që janë në interes të qytetarëve, PDK do të jetë aty”, ka theksuar ai.
Në anën tjetër, LDK gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet “tryeza e përbashkët” e partive politike. Kjo tryezë siç ka njoftuar shefi i GP-së së LDK-së do të mbahet në njërën prej sallave të kuvendit të Kosovës./Zeri
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...