Forcat opozitare në Siri pranë kapitullimit, humbasin një tjetër bastion

11:05 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Televizioni shtetëror sirian tha të shtunën se rebelët kishin rënë dakord të dorëzonin një enklavë në verilindje të Damaskut dhe të shkonin në zonat e opozitës në kufi me Turqinë, një tërheqje që do të përfundonte një fitore tjetër për presidentin Bashar al-Assad, raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga rebelët në pjesën lindore Qalamoun të territorit në verilindje të Damaskut.

Asad, i mbështetur nga Rusia dhe Irani, po kërkon të rimarrë kontrollin e enklavave të fundit rebele pranë Damaskut, në momentin e rrëzimit të kryengritjes në Ghouta lindore, bastioni i fundit i madh i opozitës pranë kryeqytetit.

Zona lindore e Qalamounit është 40 km larg Damaskut dhe përfshin disa qytete, dhe një hapësirë ​​malore. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme