“The Guardian” zbulon klubin e ri të Wilshere

09:52 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Wolverhampton është favorit për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Jack Wilshere do të largohet nga Arsenal, përkundër vendimit të Arsene Wengerit për tërheqje nga posti i menaxherit, pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Guardian” shkruan se mesfushori anglez është i gatshëm të refuzojë interesimin nga Milan dhe Juventus për të mbetur në futbollin anglez.

Wolverhampton është favorit për transferimin e tij.

Wilshere do të largohet nga Arsenal si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës në Emirates Stadium, pas përfundimit të këtij sezoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme