Google ADS

Basha i hap rrugën rikthimit të Topallit në PD

00:31 | 21 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli i është hapur zyrtarisht rruga pëe rikthimin në Partinë Demokratike. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD falë miratimit të ndryshimeve në statut.

Kështu, është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish-kryetarët e Kuvendit krahas ish-presidenteve, ish-kryeministrave dhe ish-kryetarëve të PD.

Ky propozim ishte paraqitur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, por çuditërisht ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës, pavarësisht se Topalli është një nga zërat kritikë në parti.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme