Në amullinë që prodhoi rezultati i zgjedhjeve të fundit në Itali, duket se formimi i një qeverie është një mision i pamundur.
Sipas mediave italiane, lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio u ka dhënë afat deri të hënën diskutimeve me qendrën e djathtë, që drejtohet nga Lega Nord. Pas kësaj, ai nuk përjashton mundësinë që të nisin bisedimet për një koalicion me PD-në.
Një koalicion me 4 Yjet dhe qendrën e djathtë është mirëpritur nga Matteo Salvini, por Di Maio ka një kusht që vetë kreu i Lega Nord vështirë se mund ta realizojë. Kushti i 5 Yjeve është një koalicion, por pa Berlusconin, sikur të mos mjaftonin ndasitë e tjera që kanë në program.
Nga ana e tij, Matteo Salvini përjashton një koalicion me Partinë Demokratike.
“Berlusconi mendon për një qeveri me votat e PD? Edhe Di Maio e mendon një gjë të tillë? Unë them jo! Do të ishte një tradhti ndaj votës së italianëve. Duhet të ndërtojmë dhe jo të shkatërrojmë, përndryshe do të na mbërrijë qeveria e radhës e imponuar nga Europa. Asnjë përzierje me të majtën”, shkruan ai në rrjetet sociale./tch/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...