Google ADS

Chelsea lejon transferimin e Eden Hazard në Real nëse sigurojnë shërbimet e Gareth Bale

23:34 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Chelsea është i përgatitur për të lejuar largimin e superyllit Eden Hazard për transferim në Real Madrid nëse ata sigurojnë shërbimet e sulmuesit Gareth Bale.

“Blutë” dëshirojnë të ndalin rivalin e tyre në Premierë Ligë – Tottenhamin, në garën për të transferuar reprezentuesin uellsian gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Roman Abramovich insiston se Chelsea duhet të nënshkruaj gjithsesi me Balen me përfundimin e këtij sezoni.

Chelsea nuk ka arritur të mbrojë titullin në Premierë Ligë këtë sezon dhe qëndron në pozitën e pestë në tabelë, 24 pikë larg nga kampioni i ri – Manchester City.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e çuditshme rreth transferimeve, raporton që Real Madridi fillimisht preferonte një marrëveshje që do t’i siguronte Bales kalimin te “Spursët”./arbresh.info/

Të ngjashme