E përditshmja spanjolle ‘Marca’ sugjeron që ikona e Barcelonës, Andres Iniesta, tashmë ka vendosur t’i bashkohet skuadrës kineze Chongqing Dangdai Lifan.
33-vjeçari është pritur nga të gjithë që të transferohet në Kinë me përfundimin e sezonit dhe lojtari tani pritet të njoftoj për vendimin e tij rreth të ardhmes pas finales së Kupës së Mbretit kundër Sevillas, transmeton portali arbresh.info.Edhe pse Tianjin Quanjian dhe Hebei Fortune ishin gjithashtu duke kërkuar shërbimet e tij, raportet e fundit sugjerojnë që Chongqing Dangdai Lifan ka fituar garën për nënshkrimin me mjeshtrin e mesfushës.
Presidenti i klubit, Jiang Lizhang, i cili është gjithashtu drejtor i Granadas, ka bashkëpunuar tashmë me Iniestan me agjencinë e tij të marketingut ‘Desports’, dhe duket që një marrëveshje me veteranin tashmë është arritur.
Iniesta do të përpiqet për të fituar titullin e tij të 33-të me Barcelonën para largimit këtë sezon./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...