Google ADS

Pacolli: Mundësi bashkëpunimi në të ardhmen me Bullgarinë

18:52 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me partnerët e partisë së tij, me drejtuesit e Partisë Liberale bullgare, Lëvizja e të Drejtave dhe Liritë.

Këtë Pacolli e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Pacolli ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë trajtuar mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen mes Bullgarisë dhe Kosovës, përcjell arbresh.info.

Shkëmbyem eksperiencat e partive tona me rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme të vendeve tona, Bullgarisë dhe Kosovës dhe trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen“, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i tij i plotë

Takim shumë i ngrohtë me partnerët tanë partiakë të Aleancës Kosova e Re, drejtuesit e Lëvizjes së të Drejtat dhe Liritë (DPS), parti liberale bullgare kryesuar nga Mustafa Karadaia.

Shkëmbyem eksperiencat e partive tona me rol të rëndësishëm në zhvillimet e sotme të vendeve tona, Bullgarisë dhe Kosovës dhe trajtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Si në gjithë partitë liberale europiane, kjo parti ka një drejtim kolegjial dhe brenda saj militojnë emra të famshëm që kanë shenjuar historinë bullgare të tranzicionit nga komunizmi dhe të periudhës aktuale, europarlamentarë, etj. Kjo parti e kishte mbështetur ndër të parat angazhimin e NATO-s për bombardimin e Serbisë.�
Ne me kolegët tanë bullgarë, bashkëpunojmë shumë mirë dhe brenda ALDE-s, Internacionales Liberale Europiane.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme