Google ADS

Real Madridi, 120 orë përgatitje për ndeshjen kundër Bayern Munichut

18:44 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Fakti që rivali i Real Madridit në xhiron e 34-të – Sevilla do të jetë në finale të Kupës së Mbretit këtë vikend do të thotë se ‘Los Blancos’ kanë një fundjavë të lirë dhe kohë shtesë për tu përgatitur për ndeshjen e tyre të parë në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Plani për ndeshjen kundër Bayern Munichut filloi të enjten, pasi futbollistët e tyre startues morën pjesë në një seancë stërvitore me intensitet të vogël si pjesë e rikuperimit, pas barazimit 1 me 1 kundër Athletic Club mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.

Këtë të premte, skuadra e Real Madridit nuk është stërvitur dhe lojtari i vetëm i lënduar Nacho Fernandez ka vizituar kapin stërvitor në Valdebebas në mënyrë që të rikuperohet nga lëndimi i tij.  Por, lojtarët do t’i rikthehen punës të shtunën dhe do të kenë në dispozicion pesë ditë për tu përgatitur për takimin e madh që zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në Allinaz Arena.

Stërvitjet do të jenë me intensitet të lartë të shtunën, ndërsa seancat tjera stërvitore do të zhvillohen gjithashtu edhe të dielën dhe të hënën.

Të martë, skuadra do të niset për në Gjermani duke u larguar nga aeroporti Baraja në ora 10:30 për të arritur dy orë më vonë në Munich para se të vendosen në hotelin e tyre në Hilton Park.

Një konferencë për shtyp do të mbahet në ora 18:30 të martën ku Zinedine Zidane së bashku me një lojtar do të jenë të pranishëm para seancës stërvitore në fushën e Allianz Arenas.

Të mërkurë, lojtarët do të rikthehen përfundimisht në aksion, pikërisht një javë pas barazimit kundër Athletic Club, me synimin e vetëm për të arritur në finale në Kiev./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme