Sot në fshatin Lëbushë të Deçanit nga gjuajtjet me armë zjarri ka mbetur i plagosur një mashkull.
Për këtë rast policia ka arrestuar të një person të dyshuar. Bëhet fjalë për U. L. 1965, të njëjtit i është bërë konfiskimi i një arme.
“Viktima, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas vlerësimit të ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Hetuesit policorë rajonalë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentative”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës