Arsene Wenger dëshiron të rikthehet menjëherë në futboll pas largimit si trajner i Arsenalit.
Francezi njoftoi se do të jap dorëheqje në fund të sezonit si trajner i Topçinjve pas thuajse 22 viteve në detyrë brenda të cilave ka fituar tri herë titullin në Premierë Ligë dhe shtatë Kupa FA, transmeton portali arbresh.info.
Por, 68-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga loja plotësisht edhe pse mund të mos menaxhoj ndonjë klub. Në vend të kësaj, ai besohet se do të marr rolin te ndonjë skuadër kombëtare apo ndonjë pozitë si drejtor sportiv.
‘Goal’ raporton që Wenger dëshiron t’i rikthehet futbollit sa më shpejtë që është e mundur.
Arsenali aktualisht është 14 pikë larg nga Tottenhami që qëndron në pozitën e katërt në Premierë Ligë dhe 33 pikë larg nga kampioni – Manchester City./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?