Google ADS

Ky është personi që do ta zëvendësojë Maxhunin në krye të Policisë!

17:45 | 20 Prill 2018
V. S.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nga sot është emëruar zyrtarisht drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky vendim është marrë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, “Indeksonline” mëson se në vend të Maxhunit, në krye të PK-së, pritet  të jetë Naim Rexha, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtorit.

“Po, tani si ushtrues i detyrës në krye të organit kryesor të sigurisë pritet të jetë Naim Rexha”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Rexha karrierën e tij në Policinë e Kosovës e filloi në vitin 2002, fillimisht si zyrtar policor patrullues, ku vazhdoi me angazhimet në sektorët e ndryshëm në kuadrin e stacionit policor Veriu në Prishtinë, ku punoi deri në fund të vitit 2004.

Në Shkurt të vitit 2012, Naim Rexha u emërua në ushtrimin e detyrës së Ndihmësdrejtorit të përgjithshëm përpersonel dhe trajnime, ndërsa Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë për operativë u emërua më 26. Qershor 2012.

Ai diplomoi në Akademinë ushtarake të forcave tokësore në Beograd. Studimet e magjistraturës në lëmin e kriminalistikës dhe studimeve të sigurisë i përfundoi në Fakultetin e shkencave kriminalistike dhe studimeve të sigurisë të Universitetit të Sarajevës. Ka vijuar një mori trajnimesh profesionale në fushën e menaxhimit të sigurisë. Ka marrë pjesë në disa seminare e konferenca shkencore duke u paraqitur edhe me kumtesa individuale nga fusha e sigurisë.

Naim Rexha gjatë punës së tij është angazhuar në shumë detyra shtesë në kontribuim të ngritjes dhe avancimit të performimit profesional të Policisë së Kosovës. Për përkushtimin dhe sukseset e treguara është shpërblyer me shumë Mirënjohje dhe Medaljen për shërbim besnikërie.

Jeton në Bardhosh të Prishtinës, me bashkëshorten Lumnije dhe vajzat Dardana, Ulpiana, Albana e Ariana. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme