Google ADS

Lionel Messi nuk luan në Kampionatin Botëror?

17:10 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Argjentina është e shqetësuar që Lionel Messi nuk do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror për shkak të “problemeve muskulore” që janë duke ndjekur yllin e Barcelonës.

Finalisti i vitit 2014 është duke shkuar në këtë turne si favorit për çmimin më të madh në botën e futbollit që i ka munguar superyllit deri tani në karrierën e tij, transmeton portali arbresh.info.

Ky do të jetë Kampionati Botëror i katërt për Lionel Messin dhe ata janë eliminuar nga Gjermania në tri herët e fundit.
Bazuar në një raport nga ‘La Gazzetta’, problemi i parë te gjendja e tij ndodhi gjatë ndeshjes së Barcelonës në Ligë të Kampionëve kundër Chelseas para se të pushonte në miqësoret e Argjentinës kundër Italisë dhe Spanjës.

Më pas ai u rikthye në klub dhe luajti kundër Sevillas para disfatës tronditëse ndaj Romas në Evropë. Por, këtu janë ngritur shqetësime që ai po duronte në vete gjatë sezonit me klubin dhe ka nevojë për të pushuar.Raportet në Argjentinë theksojnë që performanca e dobët kundër Romas ishte evidencë për gjendjen e tij jo të mirë fizike, ndërkohë që Barça dështoi për të realizuar ndonjë gol në Stadio Olimpico ku u mposhtë 3 me 0 në takimin kthyes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme