Ish mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano mund të largohet nga Kina pas vetëm gjashtë muajve për shkak se synon rikthimin në River Plate.
33-vjeçari iu bashkua skuadrës nga Super Liga e Kinës, Hebei China Fortune, në muajin janar për një marrëveshje të vlefshme deri më 2020, transmeton portali arbresh.info. Por, në kontratë ekziston një klauzolë që i lejon atij ta ndërpres kontratën në vitin 2019.
Sipas një raporti nga ‘Diario Gol’ që citon shtypin argjentinas, mbrojtësi dëshiron të rikthehet te klubi në Buenos Aires.
Mascherano dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tij këtë verë në Kampionatin Botëror.
Javier Mascherano ka bërë vetëm gjashtë paraqitje te Hebei në Super Ligë të Kinës brenda këtij sezoni./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...