Manuel Neuer është afër rikthimit të shumë pritur nga lëndimi pasi portieri i Bayern Munichut është parë në stërvitje sot (e premte).
Neuer nuk ka luajtur që nga muaji shtator për shkak të këmbës së thyer duke rrezikuar gjithashtu pozitën me numër 1 te Gjermania në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.Megjithatë, portieri është parë duke bërë disa stërvitje normale në kampin stërvitor te Bayern Munichu ku ka vrapuar dhe ka dribluar topin në mes të koneve.
Ai ka bërë tri javë stërvitje për të përshpejtuar rikthimin e tij, por kjo ishte seanca e parë stërvitore së bashku me bashkëlojtarët e tij.
Ndeshja e fundit e Neuer ishte fitorja 4 me 0 në shtëpi ndaj Mainz më 16 shtator dhe që nga atëherë Sven Ulreich e ka zëvendësuar atë./arbresh.info/
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...
Barcelona deklason Sevillën para ndeshjes me Real Madridin