Wenger largohet nga Arsenali, reagon Granit Xhaka

16:21 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Arsene Wenger ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali me përfundimin e këtij sezoni.

Trajner francez, i cili mori detyrën te “Topçinjtë” 22 vite më parë, ka konfirmuar se do t’i jap fund qëndrimit të tij në Emirates me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.Mesfushori Granit Xhaka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram duke thënë se është ishte “nder” që është menaxhuar nga një “legjendë e madhe” si francezi.

“Një ëndërr u realizua që kam luajtur për ju, ishte nder të menaxhohem nga ju. Faleminderit trajner, një legjendë e madhe. Tani, ne duhet të përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë me një tjetër trofe”, ka shkruar mesfushori shqiptar.

Xhaka u transferua nga Arsene Wenger dy vite më parë për një tarifë prej 34 milionë funta dhe ka qenë i rregullt në formacionin startues që nga fillimi.

West Ham United është rivali i ardhshëm i Arsenalit në Premierë Ligë./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bhy0FpYFYDU/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme