Google ADS

Ahmeti për ish-inspektorët: Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun

15:43 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës janë shpallur fajtor sot fajtor  nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Të gjithë të pandehurit për krim të organizuar, për ndërtimet e kundërligjshme, janë dënuar me rreth 20 vjet burg.

E, lidhur me këtë aktgjykim ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar që një pjesë e 81 dosjeve sot gjeti epilogun.

Postimi i plotë i tij:

“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka egzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve; ato le ti vlerësoj qytetari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme